Samiti/ Hoxha: Sfida ime, krijimi i një “atlasi” për të evidentuar kontributin e diasporës

Samiti/ Hoxha: Sfida ime, krijimi i një “atlasi” për të evidentuar kontributin e diasporës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në fjalën e tij në panelin “Rruga përpara, nga komunikimi tek bashkëveprimi” në kuadër të Samitit të IV të Diasporës, theksoi nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të koordinuar ndaj diasporës shqiptare. Hoxha deklaroi se një nga sfidat kryesore mbetet krijimi i një “atlasi” të aktiviteteve të diasporës, që do të evidentojë kontributet dhe angazhimet e komuniteteve shqiptare në vende të ndryshme si SHBA, Kanada, Suedi, Spanjë dhe Zvicër. Sipas tij, ky hap do të shërbejë për të krijuar një pasqyrë më të qartë mbi energjinë dhe veprimtarinë e diasporës, edhe pse modest në ndikim fillestar. “Një nga sfidat e mia ka për të qenë një Atlas, i gjithë aktiviteteve që diaspora e ka...