Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, kryeministri Rama takon homologun holandez
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, në Tivat të Malit të Zi, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor. Samiti mbledh liderët e BE-së dhe të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas takimit të fundit në Bruksel dhe drejtohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa. Mikpritës është Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, ndërsa në të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Nën temën “Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, në samit...
Burimi:
vizionplus.tv