Salla dhe Lamallari nga Qafë Thana, investim i BB dhe 7 laboratorë të rinj për të garantuar sigurinë ushqimore në kufi

Salla dhe Lamallari nga Qafë Thana, investim i BB dhe 7 laboratorë të rinj për të garantuar sigurinë ushqimore në kufi

Pika e Inspektimit Kufitar në Qafë Thanë, një nga nyjet më të rëndësishme të qarkullimit të mallrave në Shqipërinë Juglindore, do t’i nënshtrohet një transformimi të plotë infrastrukturor. Gjatë një vizite të përbashkët inspektimi, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantuan planet për forcimin e kontrolleve dhe rritjen e koordinimit institucional në kufi. Në këtë inspektim morën pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, Doganave dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke vënë theksin te garantimi i standardeve evropiane të sigurisë ushqimore dhe lehtësimi i lëvizjes së mallrave. Infrastrukturë moderne magazinimi dhe analiza në kufi Në kuadër të një pakete investimesh të reja të mbështetura nga Banka Botërore, pika kufitare e Qafë Thanës do të...