Salianji “sulmon” Berishën: E ke kthyer PD në kotec dhe po e mban me zor
Një ditë para se PD të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ish-deputeti Ervin Salianji e ka sfiduar kryedemokratin Sali Berisha me një takim me demokratët pranë Sheshit Nënë Tereza në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Salianji akuzoi kryedemokratin Sali Berisha se e ka kthyer PD-në në një kotec pulash (referuar zvogëlimit të kësaj force politike) dhe po e mban atë me zor. Salianji tha gjithashtu se në bazë të të ashtuquajturit neni ‘Basha’, Sali Berisha nuk duhet të ishte lejuar për të rikandiduar për kryetar të PD-së në zgjedhjet pa garë të 23 majit, pasi ka humbur në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.“Edhe sikur Rama t’i kishte larë me flori qytetarët shqiptarë gjatë këtyre viteve, nuk do ta meritonte më pas 13 vitesh që të qëndronte...
Burimi:
opinion.al