Salianji sfidon Berishën: Pse hesht për kullën 55-katëshe te Pallati i Kongreseve?
Ish-deputeti Ervin Salianji i ka drejtuar një pyetje Sali Berishës. Ai e pyet se përse nuk flet për kullën 55 kate që parashikohet të ndërtohet te Pallati i Kongreseve. “Pse nuk flet për kullën te pallati i kongreseve. Është një kullë 55 kate. Pse duhet të behet 55 kate pallati i Kongreseve. Pse duhet i jepet një kompanie të caktuar. Të dalë të flasë, a del dot ky zotëria të flasë apo jo”, tha Salianji.
Burimi:
ntv.al