Salianji: Mereme Sela kandidaturë serioze, Berisha iu tremb
Ervin Salianji vlerëson kandidaturën e Mereme Selës, e cila po ashtu u përjashtua nga gara për kreun e PD-së. Salianji thotë se Berisha e përjashtoi sepse i është trembur popullaritetit të saj dhe deklaratave që dha në intervistën për Report Tv, se nëse do të zgjidhej kryeministre Berishën nuk do e bënte pjesë të kabinetit pasi duhen figura të reja. “E ka refuzuar për shkak se tha që Berishën se marr as drejtor apo zv.ministër se duhen djem të rinj. I është trembur popullaritetit të saj. Në raport me Berishën ishte kandidaturë shumë serioze”, thotë Salianji.
Burimi:
javanews.al