Salianji i përgjigjet Berishës dhe nxjerr të tjera dokumente: Sali, po humbet privilegjet! Demokratët nuk janë dele

Salianji i përgjigjet Berishës dhe nxjerr të tjera dokumente: Sali, po humbet privilegjet! Demokratët nuk janë dele

Ervin Salianji i është përgjigjur Sali Berishës për akuzat që ky i fundit ka hedhur ndaj ish deputetit. Në një postim në rrjetin social, Salianji shprehet se nëse Berisha ka guxim, duhet të publikojë dosjet dhe jo të fshihet pas fjalëve. Sipas tij, kreu i PD është i tmerruar pasi po humbet privilegjet, ndërsa ka publikuar edhe dokumente gjyqësore. Reagimi i plotë i Ervin Salianjit: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet. Lëri llafet si llaxor lagjeje dhe dil, nëse ke guxim, publiko dosjet. Ja ku i ke, fakte jo haluçinacione prej frikës! Sepse faktet janë kokëforta. Ja ku e ke një pjesë të dosjes Agasi–Beqiri: Në dokumente rezulton se shtetasja gjermane M.Sh. është kërcënuar se kishte hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe për...