Salianji ankohet në organet e PD: Përjashtimi im, i pavlefshëm! Berishës i ka mbaruar mandati
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ankimuar zyrtarisht vendimin për përjashtimin e tij nga gara për kryetar të PD-së, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe në kundërshtim me statutin e partisë. Në kërkesën drejtuar kryesisë së PD-së, Salianji pretendon se nuk është njoftuar zyrtarisht për asnjë masë disiplinore ndaj tij dhe se nuk i është pranuar dokumentacioni i kandidimit. Sipas tij, përfaqësuesit e tij janë penguar të dorëzojnë dokumentet në seli, duke u detyruar t’i dërgojnë ato me postë dhe email. Ai kundërshton gjithashtu deklaratat e sekretarit ligjor të PD-së, Ivi Kaso, i cili është shprehur se Salianji nuk plotëson kriteret për kandidim pasi nuk është më anëtar i partisë për shkak të pretendimeve për lidhje të papërshtatshme me persona të krimit të...
Burimi:
javanews.al