“Sali kolltuku!”/ Salianji SHPËRTHEN ndaj Berishës: Je uzurpator, vrave shpresën e demokratëve
Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit e konsideroi “përfaqësues të botës së krimit” gjatë deklaratës së tij lidhur me publikimin e fletëve të votimit me emrin e ish-deputetit demokrat. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji akuzon Berishën se është kthyer në “simbol të votimit pa garë” dhe “uzurpator pa zgjedhje”, ndërsa e cilëson procesin për zgjedhjen e kreut të PD-së si farsë. “Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasësin e shpresës së qytetarëve për ndryshim”, shprehet Salianji. Ish-deputeti demokrat shprehet se pjesëmarrja në votime ka qenë më e ulët nga sa pretendon PD, duke deklaruar se në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000...
Burimi:
ntv.al