“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës
Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që tonet brenda për brenda PD-së të jenë të ashpra. Me retorikë të ashpër e nisi sot në 2 maj ditën kryedemokrati Sali Berisha. Ai tha se Salianji është shitur kur ka qenë në burg dhe se është vendosur në shërbim të kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, nuk është përjashtuar askush nga gara për kryetarin e Partisë Demokratike, por se nuk janë lejuar të kandidojnë, persona që kanë bërë fushatë kundër partisë më të madhe opozitare. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Ai thotë se Berisha është një plak i lumtur në azilin e Ramës. E akuzon kryedemokratin se bën para nga qeveria e Ramës. Madje, i thotë se është “legenosur” në pleqëri...
Burimi:
javanews.al