Sali Berisha mbyll garën për kreun e PD, pritet rikonfirmimi dhe kalimi i partisë në duart e Argitës, Evi Kokalari…
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke publikuar vendimin dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët. Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), në mbështetje të Statutit të PDSH-së dhe të vendimit nr. 35 të Kryesisë së PD-së, të datës 17 mars 2026. Sipas dokumentit të publikuar, afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim dhe dokumentacionit përkatës është 30 prill 2026, ora 12:00. Kandidatët duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim për kandidim, një Curriculum Vitae dhe formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendje është afati shumë i shkurtër për kandidaturat, pasi nga publikimi i vendimit deri në dorëzimin e dokumenteve mbeten vetëm 20 orë....
Burimi:
sot.com.al