“Sa metra ka kilometri i fundit?” Qytetari ironizon Berishën, ja si përgjigjet kreu i PD-së (VIDEO)
Në një bashkëbisedim online me qytetarët këtë të shtunë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet edhe mbi sloganin e protestave të opozitës “kilometri i fundit”, për rrëzimin e Edi Ramës dhe objektivin për një qeveri teknike. Qytetari Liman Lama e pyeti kreun e PD-së: “Përshëndetje doktor, a mund të na thoni sa metra ka kilometri i fundit, se nuk paska të sosur?” Në përgjigje, Berisha deklaroi se opozita ka si objektiv largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, të cilën ai e cilësoi si të domosdoshme për garantimin e zgjedhjeve të lira. “Objektivi është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike. A janë hedhur bazat për këtë kërkesë? Po. Janë disa rezoluta, edhe e fundit që u...
Burimi:
javanews.al