Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, ministri Hoxha: E papranueshme!
Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet e fundit me raketa balistike dhe dronë të ndërmarra nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukraina, pasi gjatë bombardimeve është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, ku e cilësoi ngjarjen si “të papranueshme” dhe një përshkallëzim të rëndë të agresionit rus. Sipas tij, sulmet ndaj zonave civile dhe rrezikimi i personelit diplomatik përbëjnë një shkelje të rëndë dhe dëshmi të kostos njerëzore që po sjell lufta në Ukrainë. Ministri theksoi se për më shumë se katër vite nga nisja e pushtimit rus në shkallë të gjerë, Moska ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe banesat civile...
Burimi:
vizionplus.tv