“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

Në një moment kur Kuvendi ka peshën më të madhe për të përmbushur 101 detyrat për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, në lançimin e një projekti të ri për të forcuar rolin parlamentar në negociatat me BE-në, kërkoi ruajtjen e këtij ritmi të reformave deri në mbylljen e grupkapitujve në fund të vitit 2027. “Ndërsa ecin përpara negociatat, veçanërisht në këtë moment kaq kyç në negociata, për të përmbushur objektivin ambicioz që i ka përcaktuar vetes Shqipëria, pra mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027, Shqipëria duhet të ruajë këtë ritëm reformash, por ky ritëm nuk duhet të vijë në dëm të procesit të miratimit dhe zbatimit të këtyre reformave. Reformat që kanë lidhje me BE-në...