“Rrush e kumbulla”, Topalli shpërthen në Kuvend: “Porta e Alpeve” po kthehet në derë për klientët e qeverisë
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka folur në Kuvend për Paketën e Maleve dhe projektin “Porta e Alpeve”. Topalli shprehet se kjo që po shitet si zhvillim nga qeveria, i ngjan më shumë projekteve pa transparencë. Ndër të tjera shtoi se qeveria nuk publikon kriteret e projektit, me qëllim favorizimin, grabitjen e pronave dhe klientelizmin. Deputetja tha se qeveria po i lë qëllimisht “në mjegull” detajet e projektit që të ketë më të lehtë ndarjen e fondeve për klientët e saj. “Paketa e Maleve, në fakt përpiqet të shitet si zhvillim por ngjan më shumë me projekte pa trasnparencë pa kritere dhe me rrezik të madh për konflikte pronësie. Kur një projekt nuk ka kritere publike atëherë hapet dera për favorizime, grabitje pronash dhe klientelizëm....
Burimi:
sot.com.al