“Rrugën e Arbrit donin ta bënin me pagesë”, Rama: Siç hapëm tunelin për në Dibër, do të hapim edhe atë drejt Bashkimit Europian

“Rrugën e Arbrit donin ta bënin me pagesë”, Rama: Siç hapëm tunelin për në Dibër, do të hapim edhe atë drejt Bashkimit Europian

Rama ishte i pranishëm në Dibër për festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste. Gjatë fjalimit të tij ai bëri një paralelizim të Rrugës së Arbrit me rrugëtimin drejt BE-së. “Po aq e vështirë dhe e pamundur sa dukej Rruga e Arbrit, aq dukej edhe rrugëtimi për në BE, por ne e bëmë të parën dhe do ta bëjmë edhe këtë “rrugë”. Edhe ai “tunel” do të hapet për shqiptarët dhe do ta lidhë me Europën, ashtu siç Dibra u lidh me Tiranën dhe është bërë si jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Kur kemi ardhur në qeveri kemi gjetur një marrëveshje me një shtet tjetër për Rrugën e Arbrit. Ishte skandaloze për nga shtrenjtësia dhe taksat që duheshin paguar, gjithashtu ishte me pagesë. Ne morëm vendimin...