Rritja e çmimeve/ ‘Shqiptarët populli më i varfër në Evropë’, Bozdo: Qeveria asnjë masë!
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo gjatë interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në Kuvend, lidhur me rritjen e çmimeve për shkak të luftës në Iran, tha se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për zbutjen e krizës. Gjatë fjalës së tij, Bozdo tha se qeveria shqiptare po favorizon jahtet, ndërsa për qytetarët nuk është hartuar asnjë lloj plani për t’iu ardhur në ndihmë. Duke qenë se Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, sipas Bozdos, me mos-ndërhyrjen e qeverisë, kriza e rritjes së çmimeve bëhet edhe më e ndjeshme për qytetarët. “Interpelanca është thirrur për të marrë përgjigje nëse ka ndërmend të bëjë diçka qeveria shqiptare, në kushtet kur për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme është verifikuar rritje shumë e...
Burimi:
syri.net