Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur është Shqipëria sot

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur është Shqipëria sot

Shqipëria nuk rrezikohet nga sulmet e Iranit. I këtij mendimi ka qenë diplomati i karrirës Gëzim Turdiu, teksa ka qenë i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus. Ai theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e bën territorin tonë më të mbrojtur dhe më të sigurt, jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për të huajt që duan të investojnë. “Ne japim kontribut politik, kryesisht në NATO. Ne përballojmë 0.007% të buxhetit të NATO-s qëështë e papërfillshme në kuptimin e financave por edhe kapaciteteve ushtarake. Ne nuk jemi aty sepse duhet të japim avionë, ushtarë, tanke, artileri apo raketa. Ne jemi aty  se jemi pjesë e një grupi shtetesh që ndajmë vlera të përbashkëta dhe shqetësime të ngjashme të sigurisë. Jemi në NATO...