“Rrëmbimi i protestuesit në duart e policisë, akt i shëmtuar”, Berisha reagon pas protestës në Zvërnec: Mbështesim investimet e huaja, kur qeveria miraton një projekt përgjigjet me çmimin e tregut

“Rrëmbimi i protestuesit në duart e policisë, akt i shëmtuar”, Berisha reagon pas protestës në Zvërnec: Mbështesim investimet e huaja, kur qeveria miraton një projekt përgjigjet me çmimin e tregut

Berisha foli sot për gazetarët para Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet edhe në lidhje me projektin e Zvërnecin. Ai u shpreh se nuk është kundër investimeve të huaja. “Unë këtu përgjigjem vetëm për çështje të lidhura me SPAK. Unë jam shumë i hapur, por ky nuk është vendi, mund të flasim te selia e PD. Nëse është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj, ishte rrëmbim në duart e policisë, akt i shëmtuar i Policisë së Shtetit. Së dyti, nuk kam asnjë faqe të atij projekti, megjithëse kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë. Së treti, PD është një parti që mbështet shumë investimet e huaja dhe qeveria ime ka pasur një ligj që zgjidhte në mënyrë të...