‘Rrëmbeu’ dokumentin për marrëveshjen 320 mln $, PS kallëzon në SPAK Shehajn, Balla: Të arrestohet
Agron Shehaj TIRANË-Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas incidentit të ndodhur ditën e sotme, kur kreu i Partisë Mundësia rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial të ligjit për huanë nga SHBA. PS pretendon se Agron Shehaj, pasi është paraqitur në sallën ku mbahej dokumenti, ka kërkuar ta marrë kopjen fizike me vete, por është kundërshtuar nga stafi i Kuvendit. Njoftimi i PS: PS kërkesë për marrjen e masës disiplinore dhe referimin menjëherë pranë organeve të Prokurorisë, në rastin në fjalë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të deputetit Agron Shehaj Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë...
Burimi:
zeri.ai