Rrembeu dokumentin konfidencial dhe iku me vrap, Agron Shehaj përjashtohet 2 muaj nga Kuvendi…

Rrembeu dokumentin konfidencial dhe iku me vrap, Agron Shehaj përjashtohet 2 muaj nga Kuvendi…

60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit është vendimi që mori Sekretariati i Etikës për kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj i cili ditën e djeshme vodhi marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe iku me vrap nga salla e Kuvendit, ndonëse një punonjëse e ndoqi nga pas.Kërkesa për përjashtimin e Shehajt u bë nga Partia Socialiste me argumentin se ndonëse deputetët ishin njoftuar se marrëveshja përmbante informacione konfidenciale, Shehaj e nxori jashtë sallës ku duhej ta lexonte materialin e klasifikuar, ndonëse kjo përbën shkelje të legjislacionit për informacionin e klasifikuar. Po ashtu, grupi parlamentar socialist e kërkoi përjashtimin për veprime të rënda dhe të përsëritura, që këtë herë rrezikuan edhe sigurinë e punonjëses së parlamentit. Kjo e fundit, u rrëzua nga shkallët...