Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

Këshilli i Mandateve është mbledhur me dyer të mbyllura, ku Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësi për shumicën e propozimeve lidhur me rregulloren e re të Kuvendit. Megjithatë, palët nuk kanë gjetur konsensus për disa çështje kryesore, për të cilat mbeten ende ndarje qëndrimesh. Pikat ku nuk është arritur dakordësi përfshijnë përbërjen e sekretariatit të përjashtimeve, ku PS kërkon shumicë ndërsa PD kërkon barazi; numrin e komisioneve, ku PS kërkon ruajtjen e strukturës aktuale ndërsa PD kërkon ndarjen e çështjeve të Europës nga ato të punëve të jashtme; si dhe kohën e diskutimeve të deputetëve, me PS që propozon 5 minuta dhe PD 10 minuta. Po ashtu, nuk ka dakordësi për raportimin e institucioneve të pavarura, ku PS kërkon raportim vetëm në komisione...