Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik
Rrjeti rajonal SafeJournalists ka shprehur shqetësim për disa dispozita të Rregullores së re të Brendshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila u miratua më 17 korrik 2026, u publikua më 31 korrik dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator 2026. Në një deklaratë të përbashkët, organizatat anëtare të rrjetit vlerësojnë përgjegjësinë e GJKKO-së për garantimin e sigurisë, mbrojtjen e pjesëmarrësve në proceset gjyqësore dhe administrimin e drejtësisë, por paralajmërojnë se disa dispozita të rregullores mund të kufizojnë ndjeshëm lirinë e medias dhe aftësinë e gazetarëve për të raportuar mbi çështje me interes të lartë publik. Sipas SafeJournalists, rregullorja vendos një sistem akreditimi vjetor dhe individual për gazetarët, pa sqaruar nëse reporterët që...
Burimi:
javanews.al