Rokadë mes Malajt dhe Meidanit pas protestës në Shkup? MEPJ: Hamendësime pa asnjë bazë…

Rokadë mes Malajt dhe Meidanit pas protestës në Shkup? MEPJ: Hamendësime pa asnjë bazë…

E PERDITESUAR: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar pas disa pretendimeve në median online, ku artikulohej se Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Mejdani, ishte shkarkuar nga detyra pasi i doli në mbështetje studentëve që protestuan më herët në Shkup. Përmes zëdhënësit Alteo Hysi, MEPJ thekson se “komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.” Këto procese sipas Hysit, “mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore.” “Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të...