Rishikohet buxheti për vitin 2026/ Shtohen fondet për pensionet, mbrojtjen, shëndetësinë, rritjen e pagave dhe investimet

Rishikohet buxheti për vitin 2026/ Shtohen fondet për pensionet, mbrojtjen, shëndetësinë, rritjen e pagave dhe investimet

Qeveria ka miratuar rishikimin e parë të Buxhetit të Shtetit për vitin 2026 përmes një Akti Normativ, duke shtuar 20.1 miliardë lekë në të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara, pa ndryshuar nivelin e deficitit buxhetor. Drafti i ndryshimeve, përmban një paketë të gjerë ndërhyrjesh financiare që prekin një pjesë të madhe të ministrive, institucionet kryesore dhe pushtetin vendor. Sipas dokumentit, rishikimi bazohet në performancën pozitive të pesëmujorit të parë të vitit, ku të ardhurat buxhetore janë realizuar mbi pritshmëritë fillestare, duke krijuar hapësira për financimin e prioriteteve të reja pa rritur deficitin dhe pa devijuar nga objektivat e konsolidimit fiskal. Të ardhurat dhe shpenzimet rriten me 20.1 miliardë lekë, deficiti nuk ndryshon Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat e përgjithshme të buxhetit arrijnë në 843.1...