“Rilindja 2.0”, Demo: Deri në vitin 2030, 150 milionë euro investime për menaxhimin e mbetjeve dhe…
Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Ervin Demo, mori pjesë në eventin “Rilindja 2.0”, ku prezantoi prioritetet dhe investimet strategjike për zhvillimin vendor në vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij, ministri Demo theksoi se menaxhimi i mbetjeve mbetet një nga sfidat më të rëndësishme për qeverisjen vendore, duke nënvizuar se sektori kërkon investime të konsiderueshme për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe garantimin e mbulimit 100% të territorit. “Menaxhimi i mbetjeve është një sektor që kërkon investime të mëdha, dhe aq më tepër kur flasim për të gjithë infrastrukturën. Jemi të vetëdijshëm sesa i rëndësishëm është mbulimi i territorit 100% nga pikëpamja e menaxhimit ët mbetjeve. Po merr edhe më shumë prioritet për dy arsye. Truizmi ka krijuar një dritare ku çdo cep i...
Burimi:
javanews.al