Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra finaliste prezantojnë projektet, Rama: Koha për transformim
Këtë të martë, më 2 qershor, po zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, ku pesë skuadra finaliste do të prezantojnë përpara jurisë projekt-idetë e tyre arkitekturore për transformimin e një prej objekteve më të rëndësishme publike në vend. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se konkursi për Pallatin e Kongreseve është pjesë e një serie projektesh të zhvilluara përmes konkurseve ndërkombëtare, të cilat synojnë rigjallërimin e pronave publike dhe krijimin e vlerës së shtuar për shtetin dhe qytetarët. “Sot që flasim, bashkë me këtë konkurs, jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kemi 3 konkurse duke u përgatitur, të standardeve më të larta ndërkombëtare. Janë aktualisht 12 kontrata të lidhura, 7 në...
Burimi:
vizionplus.tv