Riformatimi i PD, Berisha: 60% të rinj dhe gra në Këshillin Kombëtar! Ripërtëritja më e madhe që nga themelimi i partisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot, 18 korrik, se kjo forcë politike ka përfunduar procesin e riorganizimit të forumeve të saj, duke e cilësuar atë si “procesin më të thellë të ripërtëritjes së PD që nga themelimi”. Në komunikimin e tij virtual të fundjavës, Berisha tha se ndryshimet në strukturat drejtuese kanë sjellë një përfaqësim më të madh të të rinjve dhe grave. “Ky proces u zhvillua në moton e ripërtëritjes së PD, jo vetëm në kuptimin e numrave, por edhe të proporcioneve deficitare në këtë parti”, u shpreh ai. Sipas tij, në Këshillin Kombëtar të PD, 60% e përbëjnë të rinjtë dhe gratë, ndërsa dy të tretat e drejtuesve të rinj të partisë zgjidhen për herë të parë. Berisha bëri të ditur...
Burimi:
javanews.al