Rezultatet e Konferencës së tetë Ndërqeveritare, Hoxha pret Komisioneren Kos dhe ekipin e BE-së në misionin shqiptar në Bruksel
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka mirëpritur Komisioneren europiane Marta Kos dhe ekipin e BE-së në misionin shqiptar në Bruksel. Këtë takim Hoxha e ka shoqëruar me disa foto dhe një shkrim në “X”, duke treguar disa nga arritjet e Shqipërisë në Konferencës së tetë Ndërqeveritare. “Një moment për të festuar, një moment për të bërë “Gëzuar”. Ishte një kënaqësi e madhe të mirëprisja miq dhe kolegë nga Shtetet Anëtare dhe institucionet e BE-së në Misionin e Shqipërisë në BE për të festuar, sipas traditës së konsoliduar tashmë, një moment kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë: rezultatin e suksesshëm të #Konferencës së 8-të #Ndërqeveritare dhe vlerësimin pozitiv të reflektuar në Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve, #IBAR. Kjo arritje është rezultat i...
Burimi:
top-channel.tv