Rezoluta për integrimin në BE, Bardhi: Rama duhet të ishte këtu; Balla: Është dokumenti më mirë që kemi miratuar

Rezoluta për integrimin në BE, Bardhi: Rama duhet të ishte këtu; Balla: Është dokumenti më mirë që kemi miratuar

Kuvendi ka nisur me diskutime lidhur me rezolutën që përcakton angazhimet e parlamentit për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Rezoluta është hartuar në dakordësi mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërsa pritet të diskutohet në seancë plenare për rreth 5 orë. Gjatë debatit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të ishte këtu në seancë për të dhënë llogari mbi procesin e integrimit. Ai theksoi gjithashtu se kryeministri dhe ministri përgjegjës për negociatat me BE-në duhet të ishin në seancë për të raportuar mbi prioritetin kombëtar, atë të integrimit në BE.  “Diskutimi për raportin e integrimit për 5 orë është dakordësuar. Bashkimi i dy çështjeve ka qenë vendimmarrje e njëanshme e mazhorancës dhe...