Rezoluta e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë/ Meta: Këtu shpallesh fajtor pastaj gjykohesh

Rezoluta e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë/ Meta: Këtu shpallesh fajtor pastaj gjykohesh

Nga paraburgimi, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, përshëndeti rezolutën e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë, e cila dënoi ndjekjet penale të motivuara politikisht siç evidentohej, ndaj Sali Berishës, Fatmir Mediut, dhe vetë atij. Përmes një reagimi në rrjetin social, Meta shkruan se rezoluta denoncon pengimin që po i bën Edi Rama vendit drejt Bashkimit Europian, përmes presionit politik mbi prokurorët dhe gjyqtarët. “Mirënjohje të thellë për Bashkimin Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU), organizatën globale të partive të qendrës së djathtë dhe të djathta, për vëmendjen e posaçme ndaj Shqipërisë dhe për miratimin e një rezolute të rëndësishme, e cila pasqyron me realizëm dhe përgjegjësi gjendjen e rënduar dhe krizën e thellë politike, institucionale dhe demokratike në vend. Falënderim për mbështetjen ndaj integrimit europian të Shqipërisë,...