Revolucioni është katandisur si foltoret e Berishës/ Spaho: PD-ja në krizë të thellë

Revolucioni është katandisur si foltoret e Berishës/ Spaho: PD-ja në krizë të thellë

Ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj PD, duke deklaruar ndodhet në një krizë ekzistenciale. Ai theksoi se PD është e dyzuar dhe u detyrua t’i bashkohej protestës vetëm për të mos mbetur në periferi të zhvillimeve, duke i krahasuar këto tubime me foltoret e Berishës. Sipas Spahos, opozita ka humbur besueshmërinë dhe nuk e prek dot më nervin e qytetarit, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim që nga koha e ‘Rithemelimit’. Ai deklaroi se vetë PD është kontributori kryesor që mban Edi Ramën në pushtet, duke shtuar se zgjidhja kërkon largimin e tyre ose të kryetarit të partisë. “PD është e dyzuar fillimisht e mbështeti investimin, më pas kur e pa që do të ngelej në periferinë e zhvillimeve politike...