Reuters: Rama jep 4 milionë € për Kanye West, por shkakton reagime negative

Reuters: Rama jep 4 milionë € për Kanye West, por shkakton reagime negative

Nga Reuters/ Kryeministri i Shqipërisë mbrojti vendimin për të shpenzuar 4 milionë euro (4.56 milionë dollarë) për një koncert të reperit amerikan Kanye West, teksa u përpoq të qetësonte zemërimin për ngjarjen që i ka shtuar tensionet protestave publike dhe kërkesave për dorëheqjen e tij. Kanye West, i njohur edhe si YE, është ndaluar të performojë në disa vende evropiane këtë verë pas komenteve që kanë përfshirë lëvdata për Adolf Hitlerin dhe përmbajtje me imazhe naziste. Koncerti, i planifikuar për 11 korrik, në periferi të Tiranës, do të zhvillohet në një stadium të improvizuar të ndërtuar posaçërisht për këtë ngjarje. “Ne ndamë 4 milionë euro në minutën e fundit për të shmangur turpin e Shqipërisë në sytë e gati 25,000 vizitorëve të huaj nga 80...