Rënia e turizmit, Berisha: Jo nga protesta, por nga ‘narkoeuro’! Rama po bën gjithçka për ta demonizuar
Shqetësimi i qeverisë se protestat kanë dëmtuar turizmin në mbarë vendin, nuk është shqetësimi i Partisë Demokratike. Kryedemokrati Sali Berisha thotë se nuk është protesta ajo që po pengon ardhjen e turistëve, por zhvlerësimi i euros. “E vërteta është sot se si kurrë më parë, plazhet e vendit janë bosh, jo gjysmë bosh, por shumë më tepër se gjysmë bosh, nga Saranda në Shëngjin dhe më lart. Dhe faktori më shkatërrimtar për turizmin, më toksik, është narkoeuro, e cila ka rënë me 32 përqind. Dhe tani për të gjitha këto, fajëson protestën për turizmin”, tha Berisha. Ai thotë se Rama po përdor policinë, administratën dhe SHISH për të dëmtuar protestën ndërsa të vetëve, edhe njëherë u kërkoi që të injorojnë thirrjet kundër PD në protestë....
Burimi:
sot.com.al