REL: PD thotë se Berishës iu hoq ndalesa amerikane, DASH ende pa konfirmim publik
Partia Demokratike e Shqipërisë deklaron se Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka hequr sanksionimin që i ndalonte hyrjen në territorin amerikan kreut të kësaj partie, Sali Berisha. Ambasada amerikane në Tiranë nuk ka dhënë asnjë koment, ndërsa Partia Demokratike ka deklaruar se vendimi është marrë, por ende nuk është shpallur zyrtarisht nga institucionet amerikane. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar DASH-it për të konfirmuar pohimin e PD-së lidhur me çështjen e Berishës. Më 19 maj të 2021, DASH-i ia ndaloi hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë. Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, Antony Blinken, tha se Berisha, në cilësinë e...
Burimi:
javanews.al