‘Refuzimi i arrestimit të Ballukut shqetëson Brukselin’, raporti i BE-së “godet” mazhorancën: Solli sulme ndaj SPAK

‘Refuzimi i arrestimit të Ballukut shqetëson Brukselin’, raporti i BE-së “godet” mazhorancën: Solli sulme ndaj SPAK

Në raportin e Komisionit Europian për shtetin ligjor në Shqipëri evidentohet qartë shqetësimi për rrëzimin e kërkesës së SPAK nga mazhoranca lidhur me arrestimin e Belinda Ballukut. Në tërësi, puna e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion merr vlerësime pozitive, por ka ende për të bërë në koordinimin me organet ligjzbatuese. “Pezullimi nga detyra i një zyrtari të lartë, i urdhëruar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në përputhje me dispozitat në fuqi të Kodit të Procedurës Penale, si edhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit parlamentar të këtij zyrtari, shkaktuan reagime të forta negative nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ, përfshirë sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore. Institucionet drejtuese të sistemit gjyqësor lëshuan deklarata publike, duke...