Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Transparenca e financimit të partive, sfidë për disa subjekte

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Transparenca e financimit të partive, sfidë për disa subjekte

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri theksoi se përfshirja e organizatave të shoqërisë civile është një nga kërkesat themelore në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në konferencën për rolin e shoqërisë civile në proceset zgjedhore dhe në reformën elektorale, Gjiknuri deklaroi se miratimi i projektligjit për shoqërinë civile në zgjedhje synon të rrisë standardet demokratike dhe transparencën në proceset elektorale. “Miratimi i projektligjit për shoqërinë civile në zgjedhje është futur si një nga kërkesat themelore për integrimin e Shqipërisë dhe roli i shoqërisë civile këtu është absolut për të sjellë eksperiencat e tyre, nga monitorimet në terren, boshllëqet që kanë konstatuar dhe puna jonë është ndërtuar duke i përfshirë të gjitha organizatat e shoqërisë civile në...