Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, Rama-opozitës: S’ka ultimatume, jemi të hapur për të biseduar
Edi Rama TIRANË-Teksa Ambasadori Silvio Gonzato vuri theksin te reforma administrativo-territoriale dhe ajo zgjedhore, si edhe te forcimi i pluralizmit politik, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për Partinë Demokratike. Rama deklaroi se janë të hapur të dëgjojnë dhe bisedojnë për reformat në tryezë. Rama shtoi se mazhoranca është e gatshme të diskutojë çdo propozim, duke theksuar si objektiv edhe uljen e numrit të deputetëve në Kuvend. Edi Rama: Reforma zgjedhore; Duhet të kontaktoni me drejtuesin e kësaj reforme, që është Gjiknuri. Ne jemi të hapur të dëgjojmë me durim këdo që ulet në tryezë që ulet për të folur e biseduar. Imponime, ultimatume, qëndrime të paracaktuara, besoj se është mjaftueshëm kohë e gjatë, për të kuptuar që me mua dhe ne nuk mund të funksionojnë. Jemi...
Burimi:
zeri.ai