Reforma Territoriale, Tabaku: Nuk ul asnjë kosto, Rama rrit centralizimin dhe kontrollin mbi bashkitë

Reforma Territoriale, Tabaku: Nuk ul asnjë kosto, Rama rrit centralizimin dhe kontrollin mbi bashkitë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reagim në rrjetet sociale ka kritikuar reformën e re administrativo-territoriale të qeverisë Rama, që sipas saj ka synim për të zgjeruar kontrollin e pushtetit mbi bashkitë. Tabaku tha se para çdo reforme të re duhet të analizohet se çfarë solli ndarja territoriale e vitit 2014 dhe zbatimi i saj në vitin 2015. Sipas saj, premtimet për më pak shpenzime dhe administratë më efikase nuk janë realizuar, ndërsa kostot e personelit në bashki mbeten të larta. Një tjetër problem i evidentuar prej saj është mënyra e shpërndarjes së të ardhurave dhe përfitimeve nga pasuritë natyrore. Tabaku pretendon se vendimmarrja dhe burimet financiare janë përqendruar gjithnjë e më shumë në qeverinë qendrore. Duke folur për Tiranën, ajo përmendi disa prej...