Reforma territoriale, Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale ka zhvilluar dëgjesën e 11-të publike në qarkun e Korçës, në kuadër të konsultimeve me aktorët vendorë dhe grupet e interesit për reformën e re territoriale. Bashkëkryetari i Komisionit, Arbjan Mazniku, theksoi se 10 vite pas reformës territoriale të vitit 2014 është momenti i duhur për të bërë një analizë të plotë të rezultateve të saj dhe për të identifikuar ndryshimet e nevojshme për rritjen e efikasitetit të pushtetit vendor dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. “Sfida që kemi përpara është se si t’i bëjmë bashkitë të kenë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme për t’i kryer detyrat e tyre më mirë. Pas 10 vitesh nga reforma e vitit 2014, ky është momenti i duhur për të bërë...
Burimi:
javanews.al