Reforma Territoriale/ Mazniku: Në Komision duam të dëgjojmë Veliajn dhe të gjithë kryebashkiakët

Reforma Territoriale/ Mazniku: Në Komision duam të dëgjojmë Veliajn dhe të gjithë kryebashkiakët

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, duke folur në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu tha se nuk mund të kërkohet më shumë kohë për Territorialen, por do të dorëzohet një raport në Kuvend, dhe mandej do të jetë ky i fundit që do të vendosë në lidhje me çështjen. “Më 15 korrik mbaron afati që Parlamenti i ka dhënë komisionit. Ne duhet të shkojmë më 15 korrik, me një produkt, që mund të jetë një raport me gjetjet tona, punën e ekspertëve. Nëse e kemi të pjekur situatën për t’i ofruar Parlamentit një zgjidhje, do t’i ofrojmë një zgjidhje. Nuk kemi si t’i kërkojmë kohë Kuvendit, pasi në 2027 do kemi zgjedhje. Kemi tre opsione: Të shkojmë me një propozim të përbashkët....