Reforma Territoriale, kryetari i Këshillit Bashkiak të Patosit: Bashkimi me Fierin, nuk është në interesin e banorëve

Reforma Territoriale, kryetari i Këshillit Bashkiak të Patosit: Bashkimi me Fierin, nuk është në interesin e banorëve

Edhe Patosi e kundërshton bashkimin e bashkisë me të Fierit. Në një reagim, kreu i Këshillit Bashkiak Armand Ahmetaj u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare, të dëgjojnë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Patosit. Reagimi i plotë: Duke marrë në konsideratë shqetësimin dhe reagimet e shumta të qytetarëve të Bashkisë Patos, të cilët kanë shprehur qartë kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të Komisionit për Reformën Territoriale për shkrirjen e Bashkisë Patos, si dhe pas takimeve e konsultimeve të zhvilluara me anëtarët e Këshillit Bashkiak ,dëshiroj të shpreh qëndrimin tim të qartë në mbështetje të vullnetit të komunitetit që përfaqësojmë. Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Patosit vlerësoj se ky propozim nuk pasqyron interesin më të mirë të qytetarëve...