Reforma territoriale, Haxhimali: Politika të dëgjojë qytetarët, jo t’u imponojë hartat

Reforma territoriale, Haxhimali: Politika të dëgjojë qytetarët, jo t’u imponojë hartat

Agron Haxhimali, Ekspert i Reformës Territoriale, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve, u shpreh se reforma e re territoriale po zhvillohet me një proces të mangët konsultimi dhe pa reflektuar shqetësimet e komuniteteve që preken drejtpërdrejt nga ndryshimet.Ai u shpreh se, gjatë dëgjesave të zhvilluara në 11 qarqe nuk ka pasur asnjë kërkesë nga qytetarët për mbylljen e bashkive ekzistuese. Përkundrazi, qytetarët kanë kërkuar më shumë pushtet vendor dhe kanë propozuar rikthimin ose krijimin e disa bashkive.Haxhimali kritikoi gjithashtu mënyrën se si u mbyll puna e komisionit të posaçëm parlamentar, duke theksuar se si mazhoranca, ashtu edhe opozita duhet t'i bëjnë publike projektet e tyre dhe t'i konsultojnë gjerësisht me qytetarët, pasi bëhet fjalë për një reformë që prek organizimin territorial dhe jetën e...