Reforma Territoriale, Blushi kundër draftit të PS: Shkrirja e 15 bashkive nxit shpopullimin!
Të premten Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shprehu një sërë kundërshtish ndaj projektligjit të socialistëve për Reformën e re Territoriale, duke e cilësuar shkrirjen e 15 bashkive si një projekt që, sipas tij, do të përshpejtojë shpopullimin, do të centralizojë pushtetin dhe do t’i largojë qytetarët nga shërbimet. Blushi tha se bashkitë që parashikohen të shkrihen do të humbasin përfaqësimin lokal, ndërsa banorët do të detyrohen të udhëtojnë më larg për të marrë shërbime administrative. Ai akuzoi mazhorancën se po përsërit gabimet e reformës së vitit 2015 dhe u bëri thirrje qytetarëve të kundërshtojnë projektin. Sipas Blushit, opozita mbështet një reformë tjetër territoriale me rreth 100 njësi vendore, që sipas tij “do të afrojë shërbimet pranë qytetarëve, do të forcojë pushtetin...
Burimi:
sot.com.al