Reforma në ushtri, Qeveria miraton rregullat e reja për njësimin e gradave me funksionet në Forcat e Armatosura
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri normativ që ndryshon tërësisht strukturën e menaxhimit të karrierës dhe hierarkisë brenda Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FA). Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe në mbështetje të ligjit të amenduar “Për karrierën ushtarake”, ky vendim i ri shfuqizon rregullat e vjetra që ishin në fuqi prej vitit 2015, duke sjellë një standardizim të ri për të gjitha komandat, llojet e forcave dhe përfaqësitë ndërkombëtare të vendit. Standardizimi i hierarkisë sipas strukturave operative Vendimi i ri përcakton në mënyrë taksative se si do të harmonizohen dhe njësohen gradat ushtarake me pozicionet konkrete të punës (funksionet organike) për të gjithë ushtarakët e shërbimit aktiv. Kjo skemë e re është ndarë përmes tabelave specifike bashkëlidhur dokumentit...
Burimi:
javanews.al