Referendumi për Berishën, pjesëmarrje 23% deri në orën 11:00, 11.906 anëtarë të PD kanë votuar

Referendumi për Berishën, pjesëmarrje 23% deri në orën 11:00, 11.906 anëtarë të PD kanë votuar

Deri në orën 11:00, në referendumin brenda Partisë Demokratike kanë marrë pjesë 23% e anëtarëve me të drejtë vote. Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se deri në këtë orë kanë votuar 11,906 anëtarë të PD-së, nga një total prej 51,737 anëtarësh me të drejtë vote. Procesi i votimit po zhvillohet në 77 degë dhe 87 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa vijon gjatë ditës. “Atëherë, kjo është dalja e parë e KOKOE-s, për të, duke qenë transparentë, po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të Partisë Demokratike. Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 8. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem, dhe me...