Shehi hap debatin për hartën e re të Shqipërisë: Ndajeni fshatin nga qyteti
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka hedhur idenë për një riorganizim të ndarjes territoriale të Shqipërisë, duke propozuar shtimin e numrit të bashkive dhe reduktimin e qarqeve. Duke folur për mënyrën se si duhet të organizohet pushteti vendor, Shehi e konsideroi të ekzagjeruar ekzistencën e 12 qarqeve për një vend me rreth 2 milionë banorë. Sipas tij, niveli i dytë i qeverisjes vendore duhet të jetë më i kufizuar në numër, por të ketë më shumë kompetenca. Shehi sugjeroi që Shqipëria të ketë rreth 4 ose 5 qarqe, ndërsa numri i bashkive të rritet në rreth 80-90, me synimin që njësitë vendore të përfaqësojnë më mirë karakteristikat dhe nevojat e zonave të ndryshme. Sipas tij, një ndarje e tillë do të mundësonte më shumë eficiencë...
Burimi:
ntv.al