Raporti me Ramën, Kurti: Marrëdhënie të mira, dallojmë në qasjen ndaj Beogradit

Raporti me Ramën, Kurti: Marrëdhënie të mira, dallojmë në qasjen ndaj Beogradit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në emisionin Politiko në Kanal 10, ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama. Ai i ka cilësuar ato si të mira, pavarësisht dallimeve në qasje për disa çështje. Sipas Kurtit, bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim në çdo qëndrim politik, veçanërisht sa i përket raportit me Beogradin zyrtar. “Edi Ramën marrëdhëniet i kemi të mira. Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, tha Kurti.