“Raporti IBAR, lajm i keq për qeverinë, Brukseli ngriti shqetësime serioze”/ Nesho: Rama e përdori integrimin si…

“Raporti IBAR, lajm i keq për qeverinë, Brukseli ngriti shqetësime serioze”/ Nesho: Rama e përdori integrimin si…

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar raportin IBAR dhe procesin e integrimit të Shqipëri në Bashkimi Europian, duke deklaruar se mosmiratimi i raportit nga Brukseli përbën një sinjal negativ për qeverinë shqiptare. Nesho, në një bisedë në një studio televizive deklaroi se, raporti është “një lajm i keq”, pasi evidenton problematika serioze që lidhen me shtetin e së drejtës, institucionet e pavarura dhe standardet demokratike që kërkon BE-ja. Ish-diplomati tha se, ndonëse qeveria shqiptare nuk ka qenë transparente me opinionin publik mbi përmbajtjen e diskutimeve në Bruksel, nga informacionet gjysmëzyrtare rezulton se disa vende europiane kanë ngritur shqetësime serioze për situatën në Shqipëri. Ai përmendi veçanërisht Gjermani dhe Holandë si shtete që, sipas tij, kanë shfaqur rezerva lidhur me standardet demokratike dhe funksionimin e institucioneve në...