Raporti i SIGMA/OECD, Rama: Agjencia e Informimit vlerësohet për rolin e saj, faktet flasin vetë

Raporti i SIGMA/OECD, Rama: Agjencia e Informimit vlerësohet për rolin e saj, faktet flasin vetë

Kryeministri i Edi Rama ka reaguar në platformën “X” lidhur me raportin e SIGMA/OECD për koordinimin e komunikimit qeveritar, duke vlerësuar gjetjet e tij mbi rolin e Agjencisë së Medias dhe Informimit. Në reagimin e tij, Rama thekson se Agjencia e Medias dhe Informimit (MIA) është vlerësuar për funksionimin e saj në shërbim të mediave dhe publikut, sipas standardeve të raportit ndërkombëtar. “Deri dje e bombarduan dhe përbaltën nga të katër anët… por e vërteta qenkesh ndryshe”, shkruan Rama, duke iu referuar kritikave që sipas tij janë bërë ndaj këtij institucioni. Kreu i qeverisë shton se raporti i SIGMA/OECD, i cili sipas tij bazohet në analiza profesionale dhe vlerësime objektive, konfirmon rolin pozitiv të Agjencisë në komunikimin qeveritar dhe në shërbimin ndaj publikut. “Ky raport nuk është opinion...